Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri është i mërzitur me një klauzolë të çuditshme që klubi italian ka futur në kontratën e tij.
Ish-menaxheri i Chelseat dhe Napolit, 60-vjeçari Sarri, ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare për të qenë pasues i Massimiliano Allegrit te Zonja e Vjetër.
Por, kampionët e Serie A tashmë kanë frustruar trajnerin e tyre me një klauzolë që i kërkon atij që ai të vesh kostum te Juventusi.
Italiani njihej për supersticionet e tij të çuditshme te Blutë dhe pëlqente të veshte trenerka tek skuadra nga Stamford Bridge.
Sarri e bëri të qartë në konferencën e tij për shtyp se ai do ta sfidonte klubin lidhur me kërkesën e tyre që të mbante veshje formale.
“Unë preferoj të mos e vesh te Juventusi një kostum në fushë”.
“Jashtë terrenit, kur unë përfaqësoj Juventusin, jam i detyruar ta vesh atë dhe është shkruar në kontratën time”.
“Por në fushë, unë nuk do të preferoja, por do ta diskutojmë. E rëndësishme, në moshën time, është që ata të mos më kërkojnë të zhvishem”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/