Telegrafi

Juventusi pas Paredesit

SAINT PETERSBURG, RUSSIA - DECEMBER 02: Leandro Paredes (C) of FC Zenit Saint Petersburg celebrates his goal with Emiliano Rigoni (R) during the Russian Football League match between FC Zenit St. Petersburg and FC Ural Ekaterinburg on December 2, 2017 at Saint Petersburg Stadium in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Juventusi është vënë pas mesfushorit të Zenit St Petersburgut, Leandro Paredes, por duhet të përballet me konkurrencën e Real Madridit.

Mesfushori argjentinas u bashkua me gjigantin rus nga Roma në këtë verë, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë po as asistime.

Bianconerët janë interesuar për të edhe sa ishte në Itali, por sipas Calciomercato.com, interesimi vazhdon.

Zenit e vlerëson lojtarin diku rreth 40 milionë euro, por duhet të kihet parasysh edhe konkurrenca nga Real Madridi, që është gati të paguajë 35 milionë euro dhe Mateo Kovacicin.

Leandro Paredes i Zenit Saint Petersburg . (Photo by Epsilon/Getty Images)

Por Kovacic nuk dëshiron që të kalojë në Rusi dhe kjo e bën Juventusin si favorit në ‘luftë’ me Realin.

Paredes ka luajtur më parë në Itali për klube si Chievo dhe Empoli dhe kthimi në Serie A do t’i përshtatej atij.

Argjentinasi po lufton edhe për një vend në Kombëtaren e tij për Kupën e Botës, që mbahet pikërisht në Rusi ku ai po vazhdon karrierën. /Telegrafi/