Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Hellas Veronas, Mohamed Fares.
21-vjeçari ka bërë 13 paraqitje në Serie A për Veronan deri më tani këtë sezon, me shfaqjet e tij të mira që kanë tërhequr interesin e disa klubeve kryesore italiane.
Sipas Calciomercato, zyrtarët e Zonës së Vjetër shpresojnë të sigurojnë një marrëveshje të mirë për të nënshkruar gjatë këtyre ditëve me reprezentuesin e Algjerisë.
Është deklaruar gjithashtu se bardhezinjtë mund të bien dakord për të huazuar Fares përsëri në Verona për pjesën tjetër të sezonit nëse ata përfundojnë nënshkrimin e tij.
Megjithatë, klubi i Torinos përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij nga rivalët e titullit në Serie A, Napoli, të cilët gjithashtu e duan në skuadër talentin algjerian.
Napoli ka qenë në treg që një kohë të gjatë për një mbrojtës të majtë dhe thuhet se e shohin Fares si ‘Faouzi Ghoulam i ri ‘.
Në rast transferimi te Fares nga Juventusi, atëherë largimi i Alex Sandros është shumë i mundur, me Ligën Premier si destinacion i preferuar. /Telegrafi/