Juventus është vënë pas anësorit të Arsenalit, Hector Bellerin dhe portierit të Espanyolit, Pau Lopez.
Sipas Tuttosport, Juve është duke e ndjekur që një kohë portierin Pau, i cili është në huazim te Tottenham Hotspur.
Por portieri ka kontratë me Espanyolin, që i skadon këtë verë.
Juventusi do të tentojë ta marr pa para portierin spanjoll.
Edhe Bellerin është në agejndën e Juventusit dhe të dy lojtarët janë nën menaxhimin e Goal Management.
Mbrojtësi 24-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023 me Gunners, por shihet i vështirë transferimi i tij.
‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë tash e një kohë./Telegrafi/