Telegrafi

Juventusi pas dyshes së Bayernit

Kampionët e Italisë, Juventusi, janë vënë në kërkim të dyshes së Bayern Munich, Mario Gotze dhe Mehdi Benatia.

Zonja e Vjetër vazhdon të mendojë për përforcime, ndërsa i është kthyer përsëri pistës së sulmuesit Mario Gotze.

Bardhëezinjtë vazhdojnë interesimin edhe për Mehdi Benatian që nuk ka arritur të tregojë vetën në Gjermani.

Beppe Moratta pritet të udhëtojë në Gjermani për t’i mësuar kushtet e bavarezëve për lojtarët.  /Telegrafi/