Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka publikuar skuadrën me të cilën do të përballet me Lazion në Olimpico të shtunën, ku Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey nuk janë pjesë e saj.
Trajneri i Bianconerëve zbuloi në konferencë për shtyp se dy lojtarët ishin në dyshim dhe sot pasdite ka konfirmuar se asnjëri prej tyre nuk do të udhëtojë në Romë.
Pritej që Giorgio Chiellini të mos ia dilte, ndërsa mesfushori uruguaian Bentancur ia ka dalë.
Moise Kean, Alvaro Morata dhe Kaio Jorge janë tre sulmuesit në skuadrën kundër Biancocelestevë.
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin
Mbrojtësit: De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani
Mesfushorët: Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Kulusevski
Sulmuesit: Morata, Kai Jorge, Kean
#LazioJuve, i convocati ⚫️⚪️#ForzaJuve
Powered by @bitgetglobal pic.twitter.com/l7BBQZVsut— JuventusFC (@juventusfc) November 19, 2021