Massimiliano Allegri do t’i duhet të luajë pa Paulo Dybala dhe Adrien Rabiot në Rusi, ndërsa Matthijs de Ligt është kthyer në skuadrën e Juventusit.
Trajneri ka zgjedhur skuadrën para ndeshjes së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën.
Allegri konfirmoi se De Ligt do të startojë ndeshjen në Rusi, ndërsa konfirmoi edhe Wojciech Szczesnyn dhe Leonardo Bonuccin, si pjesë të sigurta në formacion.
𝙋𝙧𝙚𝙥𝙥𝙞𝙣𝙜 𝙛𝙤𝙧 𝙎𝙖𝙞𝙣𝙩 𝙋𝙚𝙩𝙚𝙧𝙨𝙗𝙪𝙧𝙜 💪⚪️⚫️
📸 https://t.co/DlDXx98qi3#ZenitJuve #JuveUCL pic.twitter.com/wWMlitw2Fh
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 19, 2021
Alvaro Morata dhe Moise Kean janë dy sulmuesit e vetëm në listë, ndërsa Adrien Rabiot është ende jashtë shkaku i COVID-19.
Arthur Melo u kthye kundër Romës dhe përfshihet në skuadrën që udhëton për ndeshjen e tretë në kupën evropiane.
Skuadra e Juventusit për Zenitin:
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin
Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Bonucci, Rugani
Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli, Bentancur, Kulusevski
Sulmuesit: Morata, Kean
#𝚉𝙴𝙽𝙸𝚃𝙹𝚄𝚅𝙴 𝚂𝚀𝚄𝙰𝙳 𝙻𝙸𝚂𝚃 ✈️📋⭐️ #JuveUCL pic.twitter.com/14kjailIVX
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 19, 2021
/Telegrafi/