Telegrafi

Juventusi ofron para dhe dy lojtarë për Neymarin

Juventusi po mendon një ofertë të guximshme me para të gatshme plus lojtarët të ekipit të parë për ta marr yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

El Mundo Deportivo shkruan se ylli brazilian mbetet në radar të Bianconerëve dhe Goal.com tregon se si dëshirojnë të arrijnë marrëveshje.

Thuhet se kampionët italianë janë të gatshëm që të ofrojnë para dhe Paulo Dybalan dhe Blaise Matuidin si pjesë të operacionit.

Paulo Dybala gjatë një ndeshje kundër Interit (Foto: Getty Images/Guliver)

Futbolli brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Barcelonë.

Ylli brazilian Neymar u largua nga Camp Nou për në Paris në verën e vitit 2017 për një rekord botëror prej 222 milionë euro.

Blaise Matuidi . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kthim në Spanjë që nga largimi i tij me gjigandët katalanas dhe Madridi tha se ishte i prirur për një transferim të ardhshëm.

Katalunasit janë ende të hapur, duke ofruar emra si Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho. /Telegrafi/