Telegrafi

Juventusi ofron Bernardeschin për shërbimet e Piatekut

Juventus thuhet se konsideron të ofrojë Federico Bernardeschin në një marrëveshje shkëmbimi për të marrë sulmuesin e Hertha Berlinit, Krzysztof Piatek.

Zonja e Vjetër po kërkon një sulmues të katërt dhe Corriere di Torino raporton se ish-sulmuesi i Genoas dhe Milanit mund të jetë një opsion për Bianconerët.

Medmiumi pretendon se Piatek, i cili shënoi 26 herë në 55 ndeshje të Serisë A-së përpara se të kalonte në Bundesliga, mund të rikthehet në Itali.

Juventus thuhet se konsideron ofrimin e Bernardeschi në një marrëveshje shkëmbimi.

Ish-anësori i Fiorentinas u transferua në Allianz Stadium për një shumë të raportuar prej 40 milionë euro dhe ka luajtur 128 ndeshje, duke kontribuar me 10 gola dhe 16 asistime për Zonjën e Vjetër.

Por, Andrea Pirlo nuk e sheh si një lojtar që mund të përshtatet në filozofinë e lojës së tij dhe e mendon largimin e tij. /Telegrafi/