Klubet e Ligës Premier janë rreshtuar për shërbimet e Leandro Paredes, por Juventusi janë të gatshëm të paguajnë te Roma plot 25 milionë euro.
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka pranuar se klubi mund të jetë e detyruar për të shitur Paredesin në afatin e janarit.
Mesfushori latin tani është tepricë në kërkesat e Romës, pasi pozita e tij është e mbipopulluar me yje dhe të rriste fondin për nënshkrimin e futbollistit të Bolognas, Godfred Donsah.
Liga Premier duket të jetë opsioni më i mundshëm, me menaxherin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili që një kohë të gjatë është admirues i argjentinasit 23-vjeçar, por edhe Everton, Chelsea, West Ham, Arsenal dhe madje edhe Hull City kanë treguar gjithashtu interes për shërbimet e tij.
Sipas Telelombardia dhe Corriere dello Sport, Juventusi janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për Paredesin qysh në afatin kalimtar të janarit, por çmimi i kërkuar nga kryeqytetasit është 25 milionë plus pesë të tjerë bonos.
‘Zonja e Vjetër’ do më shumë opsione kreative mesfushë dhe Paredes në thelb do të jetë një dublant për Miralem Pjanic, por te Roma janë shumë në mëdyshje për t’ia dorëzuar edhe Paredesin Juventusit. /Telegrafi/