Juventusi flitet se do të takohen me Paris Saint-Germainin ku do t’i bëjnë ofertë në vlerë 80 milionë euro për Marco Verrattin, që ta marrin në qershor.
Bianconerëtkaën vendosur ta hapin thesin edhe në sezonin e ardhshëm.
Drejtori i përgjithshëm i Juves, Beppe Marotta, ka thënë se klubi do ta sjell një mesfushor klasi për sezonin 2017-18.
Sipas Corriere dello Sport, Juventusi janë të gatshëm të paguajnë hiq më pak se 80 milionë euro për talentin 24 vjeçar.
Do të jetë një investim sikurse ai i Gonzalo Higuain, që erdhi për shumë e 90 milion eurove.
Higuaini kishte klauzolë në kontratë, ndërsa PSG nuk i ka vënë Verrattit dhe nuk do të dëshironte ta shiste.
Klubet nuk kanë marrëdhënie të mirë që prej se Kingsley Coman u largua nga Paris Saint-Germain, ndërsa Juve ishte afër ta merrte edhe Blaise Matuidin.
Juve ka një element në anën e vet, pasi Verratti e konsideron vetën si fans të Juventusit. /Telegrafi/