Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po mendon ta përforcojë repartin e mesfushës.
Juventusi është kthyer kah objektivi i tyre i vjetër, Leandro Paredes i cili aktivizohet në Rusi me Zenitin.
Kampionët në fuqi të Italisë e kërkonin edhe më parë Paredesin sa ishte te Roma, por rivalët italian nuk dëshironin ta përforconin Juven.
23-vjeçari iu bashkua Zenitit tetë muaj më parë për një shumë rreth 23 milionë euro nga Roma.
Por tani Juventusi po tenton ta rikthejë atë në Serie A dhe ka bërë gati një ofertë për Zenitin.
‘Zonja e Vjetër’ ka bërë gati 30 milionë euro për ta rikthyer argjentinasin në Serie A.
Reprezentuesi i Argjentinës ka shkëlqyer me Zenitin këtë edicion duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.
Paredes ka kontratë me klubin rus deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/