Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Juventusi është gati që paguajë 50 milionë euro për anësorin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Bianconerët nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për lojtarin dhe oferta në termat financiar është e kënaqshme.
Sipas gazetës La Nazione, Juventusi do ta përdore influencën e Gianluigi Buffon, për ta bindur lojtarin që të nënshkruajë me klubin, pasi të dy janë nga i njëjti qytet, Carrara.
Për lojtarin që ka zhvilluar një sezon të madh, interesohen edhe Chelsea dhe PSG.
Edhe Fiorentina dëshiron ta mbaj lojtarin, duke i ofruar rinovim me një pagë prej 2.5 milionë euro. /Telegrafi/