Site icon Telegrafi

Juventusi ofertë për N’Zonzin

Disa gazeta italiane e kanë hedhur lajmin se Juventusi do të paguajë 30 milionë euro për Steven N’Zonzin.

Corriere dello Sport dhe Tuttosport e kanë hedhur këtë lajm duke qenë të bindur që Juventusi do ta blejë lojtarin.

Klauzola e tij është 30 milionë euro, ndërsa priten të paguhen dy herë nga 15 milionë.

Pjesa e parë mund të paguhet që në janar, ndërsa një pjesë në fund të kampionatit.

N’Zonzi ka luajtur me shumë sukses kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Mefuishori do t’i mbush 28 vjet, ndërsa ka luajtur me klube si Amiens, Blackburn dhe Stoke City. /Telegrafi/

Exit mobile version