Sipas raportimeve italiane, Juventusi ka ofruar 15 milionë euro për mesfushorin e Zenit St Petersburg, Axel Witsel.
Bianconerët janë në kërkim të një mesfushori qendror para mbylljes së afatit kalimtar të së mërkurës, pasi që është në dukje refuzimi i bërë për Blaise Matuidi nga Paris Saint-Germain.
Pavarësisht raporteve në Francë se transferimi i Matuidit mund të ringjallet, Sky raporton se kampionët italianë kanë bërë kontakte me Zenitin për Witsel, transmeton Telegrafi.
Reprezentuesi belg besohet të jetë i prirur për të bërë këtë lëvizje, me ‘Zonjën e Vjetër’ e cila është e hapur për një ofertë prej 15 milionë euro.
Megjithatë, është e pamundur që të jetë e mjaftueshme për të bindur palën ruse, pasi duan 22 milionë euro, edhe pse kontrata e Witsel skadon në fund të sezonit. /Telegrafi/