Juventusi ka nisur një ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, por ende janë larg nga vlerësimi që i bënë klubi francez.
Pasi humbi mundësinë e transferimit të tij gjatë verës së kaluar të mesfushorit francez, Juventusi po përgatit një ofertë të re për lojtarin.
Sipas Sport Premium, Zonja e Vjetër ka paraqitur një ofertë prej 22 milionë euro plus tre milionë tjera burnuse, por ende është larg vlerësimit të PSG-së.
Mesfushori francez vlerësohet plot 30 milionë euro nga gjiganti francez, edhe pse është në vitin e fundit të kontratës
Agjenti i Matuidit, Mino Raiola, mbetet i afërt me Juventusin dhe është i etur të transferoj klientin e tij në Torino këtë verë, ndërsa janë zbuluar edhe disa fotografi në takim me Massimiliano Allegrin. /Telegrafi/