Telegrafi

Juventusi nuk do ta shesë Rabiotin në janar

Klubi italian, Juventusi planifikon të mbajë mesfushorin francez, Adrien Rabiot në ekip edhe pas afatit kalimtar të dimrit.

Mesfushori francez është lidhur me një largim nga  kampionët e  Serisë A dhe me destinacion të ardhshëm Ligën Premier.

Klube si Manchester Unitedi, Arsenali dhe  Evertoni  të gjithë kanë qenë të lidhur me një lëvizje për 24-vjeçarin francez.

Lexo po ashtu Juve përgatitet ta transferojë Pogban në janar, në ofertë përfshin edhe lojtar

Gjatë ditës u raportua gjithashtu se shërbimet e lojtarit do t’i afrohen Unitedit në një ofertë plus 80 milionë euro për Paul Pogba.

Megjithatë, sipas mediave britanike një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe klubi italian ka mohuar një gjë të tillë.

Rabiot nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit thuhet në njoftimin e Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/