Juventusi po has në vështirësi në repartin defensivë në këtë edicion.
Kampioni në fuqi i Italisë ka larguar Joao Cancelon, ndërsa braziliani Danilo është lënduar dhe nuk i ka kënaqur drejtuesit e klubit.
Kësisoj Zonja e Vjetër po mendon të transferojë një mbrojtës të djathtë dhe tani në listën e tyre është marokeni Achraf Hakimi.
20-vjeçari është i huazuar te Borussia Dortmund nga Real Madridi dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit.
Kampioni i shumëfishtë italian dëshiron me çdo kusht transferimin e marokenit.
Përparësia e Hakimit është se mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo është arsyeja që Juventus dëshiron transferimin e tij.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 40 milionë euro për ta transferuar Hakimin në Serie A. /Telegrafi/