Telegrafi

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Aouar i Lyonit

Andrea Pirlo dëshiron një mesfushor të ri dhe cilësor për Juventusin e tij dhe klubi po mendon t’ia plotësojë dëshirën.

Favoriti mbetet ylli i Lyon, Houssem Aouar, që edhe në sezonin e shkuar ishte në radarin e Juventusit.

Lojtari pëlqehet edhe nga klubet e mëdha angleze si Manchester City dhe Arsenal.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka filluar përsëri bisedimet me klubin francez dhe i gatshëm për të bërë disa lloje ofertash që marrëveshja të zhbllokohet.

Aouar po shkëlqen me Lyonin ku këtë sezon ka pesë gola në 23 ndeshje. /Telegrafi/