Juventusi është i vendosur që të rikthejë në skuadër Moise Kean.
Zonja e Vjetër e kishte lejuar sulmuesi të largohet nga skuadra e tyre, duke e shikuar si një lojtar që nuk është në nivelet e tyre.
Por, Kean ua vërtetoi dalëngadalë me kalimin e tij te Evertoni, e më pas shpërthimi si i huazuar në këtë edicion të Paris Saint-Germain.
Sipas asaj që raporton TuttoJuve, kampioni në fuqi i Serie A-së, është e gatshme që të paguajë një shumë rreth 20 milionë euro për rikthimin e tij.
Kean, që iu bashkua Evertonit në vitin 2019 nga Biankonerët, ka shënuar 11 gola në 20 paraqitje në Ligue 1.
Sulmuesi italian është po ashtu i kërkuar nga skuadra francez, pasi janë të impresionuar nga forma e tij. /Telegrafi/