Juventusi thuhet se nuk ka frikë për nënshkrimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Gazeta katalunase Sport deklaroi të premten se Juventusi ishte ‘i shqetësuar’ se Barcelona mund të përfitonte nga dështimi i tyre i parë për të rënë dakord me Ajaxin pas ofertës së parë.
Megjithatë, sipas Calciomercato.com, bisedimet janë ende në vazhdim për ta finalizuar marrëveshjen dhe se është vetëm ‘çështje kohe’ para se 19-vjeçari të bëhet Bianconer.
Kjo ueb faqe shkruan se transferimi vlen ‘pothuajse 80 milionë euro’, me 11 milionë që do të shkojnë për agjenti Mino Raiola si komision dhe disa forma të tjera të shpërblimeve.
Në anën tjetër Zonja e Vjetër është e përqendruar te largimet, me Joao Cancelon, Gonzalo Higuainin, Mario Mandzukicin , Sami Khediran dhe Blaise Matuidin, që po punohet për tu gjetur ekip.
Leonardo Bonucci gjithashtu mund të detyrohet të largohet, ose ta zvogëlojë pagën për ta akomoduar holandezin.
Paga për De Ligt është 8 milionë eurosh – me bonuse shkon 12 milionë euro ku do të bëhej lojtari i dytë më të paguar në Juventus dhe në Serie A. /Telegrafi/