Juventusi e ka mposhtur Bolognan me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e filloi mjaftë mirë, duke rrezikuar me anë të Cristiano Ronaldos në minutën e shtatë që gjuajti me kokë, por portieri Lukasz Skorupski arriti të kap topin me lehtësi.
Torinezët vazhduan me këtë presion të lartë, derisa në minutën e 23-të fituan një penallti me anë të Matthijs de Ligt, të cilën në gol e konvertoi portugezi.
Pas golit të CR7, në listën e realizatorëve arriti të futej edhe Paulo Dybala (36’), që u shërbye mjaftë mirë nga Federico Bernardeschi.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola të shënuara, ndërsa në të dytën nuk u shënua asnjë.
Bernardeschi krijoi edhe një shans të mirë në minutën e 53-të, mirëpo Ronaldo nuk arriti të gjuante as në kuadratin e portës.
Ishte minuta e 60-të kur Bolgona protestoi për një penallti, mirëpo pas shikimi në VAR, gjyqtari Gianluca Rocchi nuk mori një vendin të tillë, me lojtarët vendas që nuk ishin të lumtur me atë gjë.
Portugezi kishte edhe një shansë të mirë në minutën e 73-të, duke bërë disa lëvizje të mira afër zonës kundërshtare, mirëpo goditja e tij sërish përfundoi jashtë.
Torinezët u mjaftuan me këto dy gola, duke marrë kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme, gjersa mbetën me një lojtar më pak në fushë shkaku që Danilo (90’+1) pranoi dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.
Pas javës së 27-të, Juventusi ka marrë kreun e tabelës me 66 pikë, katër më shumë se Lazio që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 28-të do të ketë punë me Leccen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YhTXj-ygccs&ab_channel=CrackDeportivo