Telegrafi

Juventusi nuk e harron Donnarummën, synon transferimin e tij në janar

Gianluiggi Donnarumma vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit për portën.

Zonja e Vjetër prej kohësh e ka në listën e dëshirave portierin italian, por pa mundur deri më tani t’i siguroj shërbimet e tij.

Këtë fillim edicion portieri polak Wojciech Szczesny ka dëshpëruar me paraqitjet e tij dhe torinezët po këmbëngulin për ta përforcuar portën në janar.

Nga ana tjetër edhe Donnarumma nuk është shumë i lumtur në kryeqytetin francez, sidomos pas rastit që i ndodhi kur në shtëpinë e tij u futën hajdutët.

Tuttosport ka raportuar se Juventus është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për transferimin e Donnarummas në ‘Allianz Stadium’.

Lexo po ashtu PSG ofroi dy lojtarë në marrëveshje shkëmbimi për Bernardo Silva, Man City kërkoi një tjetër yll në vend të tij

Kjo ofertë mund ta bind PSG-në të heqë dorë nga Donnarumma, pasi italiani nuk konsiderohet më i pashitshëm nga PSG. /Telegrafi/