Telegrafi

“Juventusi nuk e dëshiron Montolivon”

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se skuadra e tij nuk është e interesuar për Riccardo Montolivon e Milanit.

Kapiteni i rossonerëve mbetet pa kontratë në fund të këtij edicioni dhe është folur shumë se Juventusi mund ta marr pa para sikurse bëri me Andrea Pirlon në vitin 2011.

“Prilo kishte ardhur në kohën e duhur kur ne ishin duke e ndërtuar një skuadër kualitative”.

“Tani besoj që kemi një mesfushë që jep garanci. Nuk jemi të interesuar për Montolivon i cili nuk e di ende se a do të vazhdojë me Milanin”

Marotta u pyet edhe për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic

“Ai është një kampion që la Italinë në një nivel të lartë dhe vazhdon të jetë i tillë. Lojtarë si ai gjithmonë janë të mirëseardhur në Serie A”, ka thënë Marotta.