Telegrafi

Juventusi njofton Moratan që nuk do ta blejë kartonin e tij, do të kthehet te Atletico Madridi

Juventus i ka thënë sulmuesit Alvaro Morata se nuk do ta blejë kartonin e tij nga Atletico Madrid nga ku ishte si huazim, shkruajnë mediat në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Chelsea ka qenë në Juve për dy sezone në periudhën e tij të dytë me klubin dhe Zonja e Vjetër e kishte opsionin për ta blerë spanjollin për 35 milionë euro.

Megjithatë, Marca shkruan se Juve ka vendosur të mos paguajë tarifën.

 

Morata ka qenë i lidhur me një lëvizje te Barcelona, ​​por raportet e fundit në Spanjë sugjerojnë se ai mbetet një opsion rezervë, pasi objektiv i parë është sulmuesi Robert Lewandowski.

Periudha e parë e reprezentuesit spanjoll me Juventusin ishte nga viti 2014 deri në vitin 2016, kur ai ndihmoi Bianconerët të fitojë titullin dhe Kupën e Italisë dy herë.

Ai gjithashtu shënoi në humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve 2015 ndaj Barcelonës (3-1).

Ai u kthye në Real Madrid, pastaj vazhdoi te Chelsea dhe Atletico, para se të kthehej te Juve si huazim./Telegrafi/