Site icon Telegrafi

Juventusi në negociata me tre sulmues dhe një portier

Juventusi është një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror.

Përkundër se kanë bërë disa transferimeve, Zonja e Vjetër synon të afrojë edhe më shumë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Për më tepër, e ardhmja e lojtarëve kyç si Wojciech Szczesny apo Federico Chiesa nuk është aspak e qartë edhe pse qëllimet e klubit dihen që duan t’i lënë të lirë.

Lexo po ashtu Juventusi po e çmend Atalantan këtë afat kalimtar - pas Koopmeiners, tani probleme shkakton edhe situata e Gonzales

Kjo tani do të thotë se, sipas Sky Sports, një portier i ri shfaqet në radarin e njerëzve të Thiago Mottas.

Caoimhin Kelleher, portieri 25-vjeçar irlandez, është objektivi i ri që sapo ka hyrë në radarin e bardhezinjve, veçanërisht pasi u mësua se Alisson nuk do të largohet

Përveç kësaj, drejtuesit e Juventusit janë në negociata edhe me tre sulmues, ku njëri nga ta do t’iu bashkohet atyre.

Lexo po ashtu Juventusi në prag të nënshkrimit me sulmuesin e Fiorentinës

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, ylli i Portos, Galeno, ai i Chelseat, Raheem Sterling si dhe argjentinasi Nico Gonzalez janë në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër.

Njëri nga ta do t’i bashkohet gjigantit italian dhe drejtori Gunitoli është në bisedime me agjentët e tre futbollistëve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version