Juventusi do të kërkojë të blejë një mesfushor të ri, por që në të ardhmen mund të kthehet ndër më të mirët në botë.
Në listën e Juventusit janë: Corentin Tolisso dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Këtë vit Juventusi ka një prej skuadrave më të forta në Evropë, por mesfusha ka pasur probleme.
Lëndimet e njëpasnjëshme të liderit të mesfushës Claudio Marchisio, kanë bërë që Zonja e Vjetër të futet në treg.
I pari në listë është francezi Corentin Tolisso.
Ai u kërkua nga Napoli, ndërsa për të u refuzuan 38 milionë euro. Tashmë Juventusi mund ta thejë klauzolën e tij që është 40 milionë euro.
Emri tjetër i pëlqyer nga bardhëezinjtë është Sergej Milinkovic Savic. Mesfushori serb ka kontratë me Lazion, por një ofertë e majme do ta bënte të kalonte te Juventusi. /Telegrafi/