Skuadra italiane është duke shikuar për një sulmues të ri, pasi Alvaro Morata pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar
Juventus po mendon për një sulmues, i cili shihet si pasues i Alvaro Moratas, që pritet të largohet drejt Real Madridit me opsionin e ri-blerjes për 30 milionë euro.
Ka disa kandidatë për të përforcuar sulmin në Torino, si Breel Embolo i Baselit dhe sulmuesi uruguaian i PSG, Edinson Cavani, por emri kryesor në listë është ai i sulmuesit belg të Marseille, Michu Batshuayi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas Tuttosport, 22-vjeçari i Olympique Marseille është i preferuari i trajnerit Max Allegri, pasi i pëlqen shumë shpejtësia e tij dhe aftësia në zonën e rreptësisë.
Çmimi i sulmuesit është 25 milionë euro, teksa shënoi 23 gola dhe 10 asistime në 50 ndeshje zyrtare me skuadrën franceze në këtë sezon. /Telegrafi/