Juventusi është duke bërë gati ofertën për yllin e Olympique Lyon, mesfushorin Houssem Aouar.
Talenti 22-vjeçar është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe emra si Arsenal dhe Manchester City, por Juventusi duket favorit.
Sipas Footmercato, një ofertë zyrtare do të bëhet nga Juventusi në ditët e ardhshme.
Lyon kërkon 60 milionë euro, por duket pothuajse e pamundur që Bianconerët të ofrojnë kaq shumë.
Thuhet se Juventusi është i gatshëm të ofrojë disa zgjidhje, duke ofruar shtatë lojtarë si huazim, ose në shkëmbim.
Në sezonin 2019-20, Aouar ka kontribuar me nëntë gola dhe 10 asistime në 41 ndeshje.
Ndaj Juventusi ai asistoi një njërin nga golat e skuadrës së tij, ndërsa dy herë ai ishte vendimtar ndaj Manchester City me asistime. /Telegrafi/