Site icon Telegrafi

Juventusi në bisedime me Dortmundin për mbrojtësin Akanji

Juventusi është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes për sezonin e ri.

Kapiteni Giorgio Chiellini u largua në fund të sezoni për ta vazhduar karrierën në Amerikë, derisa rrugën e largimit të tij po e ndjek edhe Matthijs de Ligt që është shumë pranë Bayern Munichut.

Zonja e Vjetër është duke kërkuar transferimin e dy qendërmbrojtësve për ta kompletuar repartin defensivë për sezonin e ri.

Spanjolli Paul Torres mbetet objektivi kryesor, derisa Juventus synon edhe afrimin e zviceranit Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Qendërmbrojtësi zviceran ka kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj dhe ka kërkuar largimin këtë verë.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e dy klubeve tanimë janë duke biseduar për transferimin e zviceranit në Allianz Stadium.

Duke marrë parasysh se Akanji është futur në vitin e fundit të kontratës, Dortmund është gati ta lejoj largimin e tij për 15 milionë euro.

Në garë për qendërmbrojtësin 26 vjeçar janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Arsenal, Manchester United, Atletico Madrid dhe Inter. /Telegrafi/

Exit mobile version