Telegrafi

Juventusi ndalet nga Fiorentina

Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Fiorentina.

Fiorentina ka arritur ta ndal Juventusin në ndeshjen e javës së tretë në Serie A dhe ta marr pikën e parë për këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues për golin e epërsisë.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, rrjetat mbetet të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Ribery dhe Bonucci gjatë një dueli (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Vlen të përmendet se në këtë pjesë Juventusi pati dy lëndime ku Federico Bernardeschi hyri në vend të Douglas Costa dhe Rodrigo Bentacur në vend të Miralem Pjanic.

Në pjesën e dytë, përsëri Fiorentina ishte diçka më e mirë duke rrezikuar disa herë dhe me Juventusin që provonte nga kundërsulmet, por asnjëra skuadër nuk e gjeti golin dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Ronaldo nuk mundi ta ndihmojë Juven drejt fitores (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Juventusi vazhdon si lider me shtatë pikë, ndërsa Fiorentina ka një pikë në vendin e 16-të.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Veronën, ndërsa Viola udhëton te Atalanta. /Telegrafi/