Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Fiorentina.
Fiorentina ka arritur ta ndal Juventusin në ndeshjen e javës së tretë në Serie A dhe ta marr pikën e parë për këtë sezon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues për golin e epërsisë.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, rrjetat mbetet të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Vlen të përmendet se në këtë pjesë Juventusi pati dy lëndime ku Federico Bernardeschi hyri në vend të Douglas Costa dhe Rodrigo Bentacur në vend të Miralem Pjanic.
Në pjesën e dytë, përsëri Fiorentina ishte diçka më e mirë duke rrezikuar disa herë dhe me Juventusin që provonte nga kundërsulmet, por asnjëra skuadër nuk e gjeti golin dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Pas këtij barazimi, Juventusi vazhdon si lider me shtatë pikë, ndërsa Fiorentina ka një pikë në vendin e 16-të.
Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Veronën, ndërsa Viola udhëton te Atalanta. /Telegrafi/