Derbi torinez mes Juventusit dhe Torinos ka përfunduar pa fitues, pasi rezultati në fund ishte 1-1 për duelin e luajtur në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Thiago Motta duket se është shndërruar në një trajner që di vetëm të barazojë, pasi ky është i 12-ti për këtë edicion
Pas vetëm tetë minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me golin e Kenan Yildiz, që u asistua nga Nicola Savona.
Por, mysafirët nuk ia dolën të mbajnë epërsinë në këtë pjesë të parë, pasi Nikola Vlasic i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 45+1-të.
Trajneri i Torinos, Paolo Vanoli (56’) dhe ai i Juventusit, Motta (56’) u ndëshkuan me karton të kuq, për shkak të protestave të tyre.
Përfundimi i ndeshjes solli nga një pikë për të dyja skuadrat në një derbi tejet të tensionuar.
Pas javës së 20-të, Juventusi gjendet në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të takohet me Atalantan. /Telegrafi/