Telegrafi

Juventusi ndahet baras me Torinon, Ronaldo shënon përsëri

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi dhe Torino janë ndarë baras 1-1 në derbin ‘Della Mole’, në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të.

Torino e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë me Andrea Belottin.

Goli i Torinos erdhi në minutën e 18-të kur Sasa Lukic shënoi as një gabimi të Miraljem Pjanic.

Festa e Torinos. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi tentoi në pjesën e parë me Blaise Matuidin  dhe Cristiano Ronaldon, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Zonja e Vjetër e shtoi presionin.

Goli i barazimit erdhi në fundin e ndeshje, pas një goditje me kokë nga Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi pas fitore është lider me 89 pikë, ndërsa Torino ka 57 pikë dhe është e gjashta. /Telegrafi/