Site icon Telegrafi

Juventusi mund të heq dorë nga disa yje, por jo nga De Ligt

Juventusi mund të jetë i hapur për të lënë disa nga yjet e tyre të largohen këtë verë, por agjentit Mino Raiola ia ka bërë të qartë se Matthijs de Ligt nuk është në shitje.

Calciomercato.com shkruan se “Zonja e Vjetër” po e konsideron të ardhmen e disa prej yjeve të tyre më të mëdhenj, pasi humbjet prej 113.7 milionë euro e detyrojnë klubin të bëjë vlerësime të kujdesshme në tregut e transferimeve.

Për këtë arsye, emrat e mëdhenj në skuadër nuk përjashtohen të shiten pasi Bianconerët po studiojnë mundësitë për të fituar para.

Sipas këtij raportimi përmend edhe emri i Paulo Dybalas si një nga lojtarët që mund të lëvizë, pasi ai nuk ka rinovuar me Juventusin dhe kontrata i skadon në qershor 2022.

Cristiano Ronaldo gjithashtu mund të paketojë valixhen e tij një vit më herët, por De Ligt thuhet se nuk do të jetë në shitje këtë verë.

Për këtë Juventusi ka qenë i qartë me agjentin e 21-vjeçarit, Mino Raiola, duke thënë se lojtari holandez nuk është në shitje.

Ish mbrojtësi i Ajax u transferua në Juventus për një shumë prej 85.5 milionë euro në korrik të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version