Telegrafi

Juventusi mund ta huazojë Pjacan

during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Juventus and FC Porto at Juventus Stadium on March 14, 2017 in Turin, Italy.

Juventusi është duke menduar që ta largojë Marko Pjacan, në huazim për ta kapur formën.

Kroati është rikuperuar plotësisht nga operacioni që e kishte bërë me 31 marsit në gjurin e djathtë.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje me skuadrën e të rinjve, për tu kthyer nën urdhëratë e Max Allegrit, në javët e fundit.

Për të është e vështirë ta gjejë një vend titullari në formacionin bardhezi.

Kur Kampionati Botëror është afër dhe lojtari kërkon që të kthehet në 100 për qind të formës, ai mund të huazohet.

Juventusi mund ta huazojnë lojtarin në një skuadër mike në Serie A gjatë janarit.

Ekipet e favorizuara për të marrë Pjacan janë Sassuolo, Genoa, Bologna e Verona. /Telegrafi/