Site icon Telegrafi

Juventusi mposht në fund Sassuolon, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Juventusin pasi në rastin e parë gjetën golin.

Zhvillohej minuta e tretë kur nga një top i kthyer më së miri në zonë u gjend Paulo Dybala që shënoi për 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi që Hamed Junior Traore me një gjuajtje të bukur barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të.

Në pjesën e dytë Juventusi u hodh në sulm me të gjitha forcat, duke krijuar disa raste.

Në minutën e 56-të, Weston McKennie me një gjuajtje të bukur goditi shtyllën.

Në minutën e 73-të, edhe pse me portë të zbrazët, as Mattijs del Ligt e as Leonardo Bonucci nuk arritën të shënonin.

Portieri i Sassuolos, Gianluca Pegolo, bëri një pritje të madhe në minutën e 82-të, kur goditjen e Adrien Rabiot me kokë e dëboi jashtë.

Kur pritej që ndeshja të shkojë në vazhdime, Dusan Vlahovic futet në zonë gjuan, ndërsa topi devijohet nga njëri prej mbrojtësve për të përfunduar në rrjetë për 2-1.

https://twitter.com/serieadotcom/status/1491892578257670144

Juventusi me këtë fitore kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Fiorentinën. /Telegrafi/

Exit mobile version