Telegrafi

Juventusi mposht Interin në “Giuseppe Meazza”, bën hap të madh drejt finales

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Interit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e fortë, sidomos pjesa e parë me gola dhe raste.

Interi e nisi më mirë takimin pasi kaloi në epërsi më golin e Lautaro Martinez në minutën e nëntë.

Argjentinasi gjuajti me ta parë pas një pasimi në zonë, gjuajtjen e të cilin nuk arriti ta ndal Giggi Buffon.

Por Juventusi shpejt u kthye në lojë.  Zonja e Vjetër fitoi penallti në minutën e 25-të, pas një ndërhyrje në zonë të Ashley Young ndaj Juan Cuadrados.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Cristiano Ronaldo që shënoi për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Juventusi gjeti edhe golin e dytë.

Ai erdhi pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Interit, ku Bastoni dhe Handanovci nuk u kuptuan, e më së miri u gjend Ronaldo që shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë më shumë i takoi Interit, që ishte vënë në ndjekje të rezultatit.

Rastin Demiral shpëton gol të sigurt, largon topin nga vija e portës

Rasti më i mirë ishte në minutën e 57-të, kur Alexis Sanchez përfiton nga një gabim i Rodtigo Bentancur.

Kiliani gjuan, kalon portierin Gigi Buffon dhe kur pritej ta kalonte vijën në skenë del Merih Demiral i cili bllokon gjuajtjen, pothuajse nga vija e portës.

Në minutën e 69-të, mbrojtësi Matteo Darmian kishte rast të mirë, pasi pranoi një top në zonë, kaloi një mbmrojtës të Juventusit, por gjuajtja e tij u prit nga Buffon.

Deri në fund nuk kishte në raste dhe Juventusi iu gëzua fitores në ndeshjen e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Juventus Stadium”.  /Telegrafi/