Site icon Telegrafi

Juventusi monitoron Chiesan, në garë edhe Interi dhe Napoli

FLORENCE, ITALY - DECEMBER 03: Federico Chiesa of ACF Fiorentina in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and US Sassuolo at Stadio Artemio Franchi on December 3, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juventusi është i interesuar për yllin e ri të Fiorentinës, Federico Chiesa, por duhet të ‘luftojë’ për të me Interin dhe Napolin.

Sulmuesi 20 vjeçar ka treguar formë të jashtëzakonshme me Violan këtë sezon dhe në atë të kaluarin, duke shënuar katër gola.

Ka pasur një rivalitet mes klubeve, por që është qetësuar me shitjen e Federico Bernardeschit për 40 milionë euro, ndërsa tani Tuttosport shkruan se Chiesa është lojtari i radhës që mund të përfundojë në Torino.

Giuseppe Marotta e kishte mohuar interesimin, por gjatë një interviste të dhënë kishte thënë se Chiesa mund të kthehet në një lojtar të nivelit të lartë.

Federico Chiesa dhe Giovanni Simeone një dyshe e frikshme këtë sezon /Getty Images)

Mësohet se Bianconerët janë duke e monitoruar Chiesan dhe progresi i tij i ka bindur kampionët e Italisë.

Në këtë garë janë futur edhe Napoli dhe Interi.

Chiesa e ka vazhduar kontratën muajin e shkuar deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version