Site icon Telegrafi

Juventusi mohon thashethemet, Dybala rezulton negativ në coronavirus

Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala nuk është infektuar nga coronavirus mes thashethemeve në lidhje me gjendjen e sulmuesit argjentinas.

Sipas mediumit të njohur ANSA, Juventus “mohon kategorikisht” thashethemet e qarkulluara në orët e fundit, ku pretendohej se Dybala ka dal pozitiv në testin e coronavirusit.

Juventus njoftoi se mbrojtësi i tyre 25-vjeçar Daniele Rugani ishte testuar pozitivisht për coronavirus dhe në përputhje me dispozitat e autoriteteve të gjitha ekipa janë në izolim.

Lexo po ashtu Juventusi ka 121 persona të klubit në izolim shkaku i coronavirusit

Në izolim është edhe argjentinasi Dybala, por sipas klubi italian lojtari nuk ka rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit.

Bianconerët zbuluan se 121 persona janë në izolim pasi zbuluan se njëri prej lojtarëve të tyre ishte kontraktuar me virusin.

Lexo po ashtu Dalin rezultatet, Ronaldo dhe familja e tij rezultojnë negativ në testin e coronavirusit

Cristiano Ronaldo aktualisht ndodhet në Portugali, pasi iu dha leja për të qëndruar me nënën e tij të sëmurë në Madeira.

Ylli portugez tani është vetë-izoluar në qytetin e tij të lindjes dhe nuk u kthye në Torino të enjten siç ishte planifikuar për herë të parë, ndërsa së fundmi doli lajmi se ai dhe familja e tij kanë rezultuar negativ në testin e pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version