Site icon Telegrafi

“Juventusi me meritë në krye, nuk ka nevojë për ndihmë”

TOKYO, JAPAN - SEPTEMBER 18: (EDITORIAL USE ONLY) In this handout image provided by Red Bull, Former Italian national football player, Marco Materazzi, poses for a portrait at Zojoji Temple before taking up his role as judge for the Red Bull Street Style freestyle football world finals on September 18, 2013 in Tokyo, Japan. (Photo by Dean Treml/Red Bull via Getty Images)

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, thotë se vendimet janë vetën në favor të Juventusit, por në fund e pranon që kjo skuadër është më e forta në Itali.

Bianconerëve iu dha një penallti në minutën e fundit kundër Milanit, ku kishte shumë ankesa, dhe kësaj i shtohen edhe ankesat e Napolit dhe Interit.

“Është një situatë e neveritshme”.

“Vendimet e gjyqtarëve shkojnë vetëm në një drejtim, dhe jemi lodhur duke folur në lidhje me këtë. Nuk është e mirë të humbësh në minutën e 95-të, dhe kjo kur humbni nga një penallti”.

“Juventusi është skuadër që është planifikuar ndër vite që të jenë në krye, përtej ndihmës më shumë ose më pak të dukshme”.

“Juventus defintivisht e meritojnë të jenë në krye, pasi nëse fiton pesë tituj dhe e blen [Gonzalo] Higuainin do të thotë që dëshiron të përmirësohesh ende”, ka thënë Materazzi. /Telegrafi/

Exit mobile version