Telegrafi

Juventusi mendon transferimin e Trippier

Kieran Trippier. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Juventusi është duke menduar për transferimin e një mbrojtësi të djathtë.

Trajneri Maurizio Sarri nuk është aspak i kënaqur me dy mbrojtësit e djathtë Mattia De Sciglio dhe Danilo, ndërsa këtë edicion në atë pozitë më shumë është përdorur Juan Cuadrado.

Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të mendoj për transferimin e një mbrojtësi të djathtë në verë.

Emri i fundit në listën e bardhezinjve është mbrojtësi anglez i Atletico Madrid, Kieran Trippier.

29-vjeçari ende nuk i ka mbushur një vit në kryeqytetin spanjoll, por ai ka hasur në vështirësi të përshtatet me lojën e Atleticos dhe po mendon largimin.

Kieran Trippier. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Madrilenët kishin shpenzuar 22 milionë euro për anglezin dhe do të ishin të kënaqur nëse do të fitonin shumën e njëjtë nga shitja e tij.

Nga ana tjetër trajneri Maurizio Sarri e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin dhe ka kërkuar transferimin e tij në Torino.

Trippier edhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi, ndërsa në verë dëshira e kamotshme e Zonjës së Vjetër mund të bëhet realitet. /Telegrafi/