Telegrafi

Juventusi mendon transferimin e qendërmbrojtësit brazilian Igor

Juventusi është duke kaluar një sezon jo edhe aq të mirë, pasi ka mbetur paska mbrapa në Serie A.

Në anën tjetër Zonja e Vjetër është eliminuar nga grupet e Ligës së Kampionëve ku është konsideruar si një dështim dhe priten ndryshime të mëdha në klub.

Bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen në janar ku reparti i mbrojtjes mbetet ai më problematiku dhe synohet të ndërhyhet në të.

Qendërmbrojtësi brazilian i Fiorentinës, Igor është duke u konsideruar si një objektiv mëse i arritshëm për tu transferuar në Allianz Stadium.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër e ka përcjellë kohëve të fundit brazilianin dhe trajneri Massimiliano Allegri ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

24-vjeçari ka bërë shumë mirë këtë sezon me Fiorentinën dhe ka rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 25 milionë euro për afrimin e qendërmbrojtësit në Torino. /Telegrafi/