Juventusi është duke menduar për ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të janarit dhe atë të verës.
Zonja e Vjetër këtë edicion ka mbetur shumë mbrapa garës për titull dhe synimet janë që të përforcojnë radhët e veta.
Një emër i ri ka dalë në skenë për repartin defensivë të kampionit të shumëfishtë të Italisë.
Fjala është për mbrojtësin e majtë Lucas Digne i cili po pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.
Alex Sandro pritet të largohet nga Allianz Stadium, derisa mbrojtësi francez shihet si zëvendësuesi adekuat i francezit.
28-vjeçari është i vendosur për tu larguar nga Everton pasi dëshiron një klub më të madh, derisa këtë vit ka luajtur 15 ndeshje ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/