Site icon Telegrafi

Juventusi mendon shitjen e Pjanicit

Miralem Pjanic

Performanca e Juventusit kundër Interit në Derby d’Italia mund të sinjalizojë fundin e kohës së Miralem Pjanic në klubin bardhezi.

Pjanic ka luftuar për formën e tij më të mirë muajt e fundit dhe u la në bankë në Derby d’Italia ndaj Interit, ndeshje që u fitua nga Bianconerët me rezultat 2-0.

Kundër Nerazzurrëve, Maurizio Sarri vendosi Rodrigo Bentancur si regjistër, në vend të Pjanic, dhe lëvizja funksionoi, me Juven që prodhoi një nga shfaqjet e tyre më të mira nën drejtimin e trajnerit italian.

Lexo po ashtu Juventusi paralajmëron gjashtë lojtarë për formën e tyre të dobët, në mesin e tyre edhe Pjanic dhe Higuain

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, suksesi kundër Interit mund të bëjë që klubi të mendojë për shitjen e Pjanicit për herë të parë.

Miralem Pjanic (Getty Images/Guliver)

Boshnjaku ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023, por mendohet se Paris Saint-Germain mund të bëjë një ofertë për 30-vjeçarin.

Bianconerët mund të përdorin paratë e mbledhura nga shitja e Pjanicit për të financuar lëvizjet e mundshme për Paul Pogba të Man Utd dhe Sandro Tonali të Brescias. /Telegrafi/

Exit mobile version