Andrea Agnelli ka një ëndërr për pozitën e trajnerit dhe ai mbetet Pep Guardiola, por së fundmi është shtuar edhe një emër, ai i francezit Zinedine Zidane.
Zidane ka fitua tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por duket se ky sukses nuk do të përsëritet këtë vit.
Për këtë pozitat e Zidanes janë lëkundur javëve të fundit, sidomos pasi eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një hap larg lamtumirës edhe nga Liga e Kampionëve pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester Cityt.
Florentino Perez po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Zidane në anën tjetër flitet për stolin e Juventusit tash e një kohë, ndërsa mediat angleze kanë dhënë edhe detaje, duke shkruar se Agnelli është gati t’i ofrojë francezit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.
Për Zidanen do të ishte një rikthim te Juve, pasi ai ka luajtur si futbollist në klub dhe gjithmonë e ka cekur dëshirën e tij për rikthim.
Juve ka gjasa të nënshkruajë me Zidanen vetëm nëse ku i fundit shkarkohet, pasi aktualisht ai ka një kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/