Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po mendon të përforcohet edhe më shumë gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pasi kanë transferuar Cristiano Ronaldon, Juventus po konsiderohen ndër skuadrat më të mira në botë.
Por vetëm me transferimin e Ronaldos nuk do të ndalen kampionët e Italisë.
Zonja e Vjetër po synon ta përforcojë edhe repartin defensivë dhe tani është publikuar objektivi kryesor.
Mbrojtësi qendror suedez, Victor Lindelof është bërë objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mbrojtjes.
24-vjeçari nuk ka pasur hapësirat e duhura nga Jose Mourinho dhe po mendon largimin nga Unitedi.
Sipas medieve italiane, Juventus ka gati 35 milionë euro për transferimin e tij në Serie A.
Lindelof që shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Suedinë, ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/