Juventusi thuhet se po mendon edhe shitjen e yllit argjentinas, Paulo Dybala, por vetëm për një shifër të konsiderueshme.
26-vjeçari argjentinas kontribuoi me 11 gola dhe 11 asistime në Serie A në sezonin 2019-20 dhe është një favorit i tifozëve në Allianz Stadium.
Por, mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër po mendon ta shesë Dybalan këtë verë, por vetëm nëse ata marrin një ofertë të kënaqshme.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Juventusi do të konsiderojë pranimin e ofertave rreth 100 milionë eurosh për yllin argjentinas.
Raporti pretendon se Liga Premier është një destinacion i mundshëm për lojtarin e njohur si La Joya, i cili ishte në prag të largimit nga Torino verën e kaluar.
Manchester Unitedi përmendet si klubi më i mundshëm që mund ta transferoje Dybalan, pasi edhe në të kaluarën është lidhur me të. /Telegrafi/