Telegrafi

Juventusi mendon edhe për Saponaran

Juventusi, Monaco dhe Arsenali janë të interesuara për lojtarin e Empolit, Riccardo Saponara.

Empoli do të humb Piotr Zielinski që është huazim nga Udinese pasi pritet të kalojë të Liverpooli, ndërsa edhe një emër tjetër është në radarin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas Sky Sport Italia, Juve është e interesuar për Saponaran, ndërsa kanë pyetur për lojtarin.

Çmimi i tij është 15 milionë euro.

24 vjeçari pëlqehet shumë nga Juventusi dhe do ta rriste numrin e italianëve të kjo skuadër.

Arsenal dhe Monaco janë po ashtu të interesuara për Saponaran. /Telegrafi/