Site icon Telegrafi

Juventusi mbyll marrëveshjen me Genoan për mesfushorin Rovella

Juventus e ka mbyllur marrëveshjen me Genoan, duke nënshkruar me Nicolò Rovella, ndërsa te klubi gjenovez do të kalojnë Manolo Portanova dhe Elia Petrelli.

Kontratat janë depozituar të gjitha në Lega Serie A këtë pasdite, ku konfirmohet marrëveshja mes klubeve.

Rovella do të mbetet në huazim te Genoa për pjesën e mbetur të sezonit.

Sa i përket Portanovas dhe Petrellis, ata menjëherë mund të bëjnë transferimin në Marassi.

Rovella është një mesfushor 19-vjeçar, ku ka 11 paraqitje këtë sezon në Serie A dhe Coppa Italia. Ai ka dy paraqitje për Italinë në U-21.

Është një kthim i veçantë në Genoa për Portanovan, pasi babai i tij Daniele luajti për Genoan në vitet 1998-99 dhe 2013-14. /Telegrafi/

Exit mobile version